EURO 2020

Euro 2020 sot vazhdon me tri përballje interesante

Kampionati Evropian vazhdon sot rrugëtimin e tij. Në program do të jenë tri ndeshje tjera tejet interesante. Pas ngjarjes së djeshme të Christian Eriksenit, ndeshjet dhe rezultatet e Euro 2020 nuk patën prioritet. Por, sot do të jemi dëshmitarë të disa ndeshjeve atraktive.

Me fillim nga ora 15:00 luhet ndeshja kryesore e ditës së tretë të Kampionatit Evropian. Në “Wembley” të Londrës, Anglia e pret nënkampionin e botës, Kroacinë.

Tre Luanët do të synojnë ta fitojnë krejt Kampionatin Evropian, por fillimisht duhet të mendojnë për kalimin e grupit C. Përballë tyre do të jetë ekipi që shkoi në finale të Kupës së Botës në vitin 2018, i udhëhequr nga ylli i Real Madridit, Luka Modric.

Nga ora 18:00 do të luhet ndeshja e dytë për sot. Në “Arena Nationala” të Bukureshtit Maqedonia e Veriut debuton në Kampionatin Evropian ndaj Austrisë. Në ekipin maqedonas luajnë gjashtë futbollistë me prejardhje shqiptare.

Austria është favorit i lehtë në letër, megjithatë Maqedonia e Veriut është shumë e motivuar për një fitore sonte në Bukuresht, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja që përmbyll ditën e tretë të Kampionatit Evropian është ajo mes Holandës dhe Ukrainës, e vlefshme për grupin C.

“Tulipanët” janë favoritë absolut për ta fituar këtë takim që luhet në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit. Holandezët janë një nga favoritët për ta fituar këtë kampionat me disa yje në skuadër që synojnë lavdinë.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020