Sport

Etrit Berisha tregon se si pranoi gol nga gjysma e fushës

Shqipëria fitoi sot 3-1 kundër Kazakistanit për të marrë tre pikë të arta, raporton Gazeta Olle.

Kuqezinjtë morën një gol interesant në minutën e 25-të.

Berisha u mposhtë nga gjysma e fushës prej lojtarëve të Kazakistanit.

Pas ndeshjes portieri foli për medie duke treguar për momentin e golit dhe shiritin e kapitenit.

“Si sot asnjëher nuk kam pësuar gol, të them të drejtën ishte një moment kur shënuam dhe mund ta menaxhonim më mirë lojën”

“Gjëra që ndodhin, ajo do ishte e vështirë për çdo portier”

“Të them të drejtën goditja ishte shumë e mirë dhe mori një trajektore dhe për mua ishte e pamundur të kthehesha prapë në anën e djathtë, goditja ishte e fortë shumë e shpejtë”

“Me siguri që pas atij goli ndeshja u rihap, por nuk kanë bërë ata asgjë më shumë dhe nuk kanë krijuar ndonjë rast të mirë pas atij golit”

“Gjëja e kapitenit është duke u bërë monotone nga ana e medieve, tek ne nuk ka asnjë problem unë dhe Hysaj jemi shumë miq të mirë”

Shqipëria luan të mërkuren kundër Bjellorisosë.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë