Sport

Etrit Berisha reagon pasi legjenda e Manchester United e quajti budalla

Paraditen e sotme u organizua konferenca për shtyp e trajnerit Edi Reja së bashku me kapitenin Etrit Berisha, në prag të “finales” së Ligës së Kombeve, ndaj Bjellorusisë që do të zhvillohet ditën e nesërme (e mërkurë) në orën 16:00.

Kuqezinjtë do të kërkojnë triumfin, për t’u pozicionuar në vendin e parë dhe për të vijuar aventurën në Ligën e Kombeve. Luhet për plot 1.1 milionë euro shtesë të cilat mund të derdhen në arkat e FSH-së në rast se Shqipëria përfundon e para.

“Skuadra është shumë e motivuar për këtë ndeshje. Jemi duke përgatitur detajet e fundit. Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë si të tjerat, por mendoj se kualitetin e kemi dhe gjitha mundësitë po ashtu. Jemi të lumtur që kemi pësuar vetëm 2 gola, që kanë qenë të evitueshëm dhe nuk kanë qenë gola nga aksionet e kundërshtarit. Duhet të vazhdojmë me këtë rritëm. Ndeshja e ardhshme është më e rëndësishme dhe do të mundohemi të fitojmë”, ka deklruar portieri nga Prishtina, Etrit Berisha.

Ky i fundit në fitoren e fundit të Shqipërisë ndaj Kazakistanit me rezultat 3:1, pësoi gol nga gjysma e fushës.

“Gardiani” i cili luan në Itali te skuadra SPAL është pyetur edhe deklaratën të cilën e ka dhënë ditë më parë legjenda angleze Roy Keane, i cili tha se vetëm një portier “budalla” mund të pësojë gola nga mesi i fushës.

“Një gol që mund të ishte i evitueshëm. Nuk rri shikoj çfarë kanë shkruajtur dhe çfarë kanë thënë të tjerë. Vendosja ime ishte më e lartë se duhet. E di ku ishte gabimi dhe duhet të përmirësohem. Kazakistani nuk mund të na rrezikonte ndryshe, ajo ishte e vetmja mundësi”, theksoi Berisha.

Postime të ngjajshme
Sport

Trajneri i klubit shqiptar e ndjek ndeshjen e skuadrës së tij duke marrë oksigjen në spital

Sport

Llapi në pozitë të vështirë, ish-ndihmësi i Tahir Batatinës gati ta mbyllë vjeshtën si lider i Ligës së Parë

Sport

Klubi emblemë në futbollin e Kosovës me të cilin po bëhen eksperimente!

Sport

SUPERLIGA LIVE: Gjilani – Drita & Feronikeli – Trepça ’89