Sport

Etrit Berisha kryen testet mjekësore te klubi i Serisë A, mungon vetëm zyrtarizimi

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha është afër të kompletojë kalimin e tij te skuadra e njohur italiane.

Berisha dhe Torino kanë arritur marrëveshje në këtë afat kalimtar të verës.

Sipas asaj që ka raportuar gazetari italian, Gianluca Di Marzio, “gardiani” prishtinas ka kryer ditën e sotme testet mjekësore te Torino.

Etrit Berisha së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së SPAL-it.

Portieri “kuqezi” ka përvojë të madhe në futbollin italian, ngase ka bërë karrierë tek Lazio e Atalanta duke u aktivizuar 139 herë.

Berisha te Torino do të bashkohet me Samir Ujkanin e Mergim Vojvodën.

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani konfirmon dy miqësoret e radhës

Sport

Dorëzohet Mourinho, e gjenë zëvendësuesin e Xhakës

Sport

Prishtina – Llapi: Mësohet data e zhvillimit të Superkupës së Kosovës

Sport

Drita nuk ndalet, transferon futbollistin e Kombëtares së Kosovës