Lajme

Eskalon krejtësisht Sami Kurteshi: Sulmon e fyen rëndë mediat

Zyrtari i VV-së, njëherit përfaqësues i kësaj partie në KQZ, Sami Kurteshi, është lëshuar në ofendime, akuza e sulme të rënda ndaj mediave në Kosovë.

Ai në Facebook, ka publikuar një postim në të cilin informatën e plasuar e krahason me krim, vjedhje, mashtrim, gënjeshër, fyerje, shpifje, e gjëra të tjera të cilat i janë kujtuar për disa momente atij, shkruan lajmi.net.

Madje ka thënë se kjo shpërfaq realitetin e shumicës dërrmuese të mediave në Kosovë, duke bërë aludime pa ndonjë bazë mbështetese.

Tutje ka vazhduar duke thënë se mediat në Kosovë janë mashë e krimit të organizuar dhe ish-pushteteve.

Krejt këtë “zbulim” të tij, ai ia ka vënë titullin “krimi medial në Kosovë”.

Postimi i plotë i Sami Kurteshit, ish-deputet, pa ndërhyrje:

KRIMI MEDIAL NË KOSOVË!

Krimi – nuk është informatë!

Vjedhja – nuk është informatë!

Mashtrimi – nuk është informatë!

Gënjeshtra – nuk është informatë!

Shpifja – nuk është informatë!

Fyerja – nuk është informatë!

Fshehja e vrasjeve politike nga pushteti vrasës – nuk është informatë!

Përkrahja e vrasësve kriminelë – nuk është informatë!

Arsyetimi i copëtimittë Kosovës – nuk është informatë!

Zhvatja e pronës publike – nuk është informatë!

Injoranca profesionale – Gënjeshtra – nuk është informatë!

E shumë veprime të tjera kriminale – nuk janë informatë!

As janë lajm!

Janë thjeshtë krim njerëzor e ligjor!

Fatkeqësisht, kjo është fytyra, përmbajtja, shpërfaqja dhe veprimi i shumicës së mediave, sidomos atyre audiovizuele dhe elektronike në Kosovë.

Në këtë shumësi krimi medial, moti, shumë moti janë bërë gati të padukshëm gazetare/ët dhe mediat në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.

Mediat, shumica absolute e tyre ishin dhe janë njëkohësisht produkt dhe mashë e krimit të organizuar institucional të pushteteve njëzetvjeçare në Kosovë. Prandaj, nuk mund të ketë as përmbajtje, as shpërfaqje e as veprime të tjera nga krijuesit dhe sponzorët e vet.

Krimi medial dhe i mediave në Kosovë nuk mund të mbetet temë tabu në Kosovë!

Tregu medial në Kosovë nuk lirohet ngakrimi brenda vetes pa një katarzë të brendshme.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vdes këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prishtinë

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Lajme

Detaje/ Si e plagosi dhëndrri mikun përgjatë kohës sa po udhëtonin bashkë

Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje për rastin