Sport

Eskalon debati mes Xhevdet Pozharit e Shpëtim Deskut: ‘Me pas qenë te unë ishim nda ndryshe’

Një debat mes moderatorit Shpëtim Desku e analistit Xhevdet Pozhari, ka eskaluar deri në pikën ku të dy kanë shkëmbyer kritika të mëdha e deri tek ‘’paralajmërimet’’ për njëri tjetrin, por që në fund doli të jetë një ”kamerë e fshehtë”, shkruan Gazeta Metro.

Në një emision të ftuar, Desku e Pozhari kanë qenë të ashpër kur kanë kundërshtuar njëri tjetrin, derisa Desku tha se ‘’po të ishe te unë ndryshe ishim nda’’.

Pozhari e pyeti Deskun për emisionin e tij të cilin e udhëheq duke i thënë se ‘’a mendon që përcjell vlera kulturore artistike të cilat ti i ke në emisionin tënd.’’

Desku u përgjigj duke thënë se ‘’emisionin mendoj ta ndryshoj në sezonin e ardhshëm, dhe po bëjmë ambient të ri. Kurse sa i përket vlerave atë e din publiku sepse jemi të renditur shumë lart me shikueshmëri, dhe kjo i bjen njësoj me të thënë ty a i përfaqëson vlerat e gazetarit në debate politike, domethënë as ti nuk je i thirrur për atë që e bën po thjeshtë e ki punë. E këto pyetje provokative i bën ku je mësu jo me mu’’.

Derisa Pozhari insistonte që po e pyeste për vlera, dhe se Desku po përcaktonte vlerat kah shikueshmëria.

‘’Nuk është kriter shikueshmëria, sepse ti mund të bësh ndonjë budallallak dhe dikush mund ta sheh sepse e ki bë atë gjë’’, tha Pozhari.

Dhe këtu debati eskaloi mes të dyve, duke ‘’përcaktuar’’ vlerat e një emisioni që sipas tyre është kualitativ e i duhur.

Desku i tha tutje Pozharit se e respekton pasi është i ftuar diku tjetër se po të ishte te ai do ishin ndarë ndryshe.
‘’Kur të kish qef, qysh të kish qef’’, u përgjigj Pozhari.

Por në fund të dytë thanë se kjo ishte ”kamerë e fshehtë”, dhe se donin ta provokonin moderatorin e emisionit.

Related posts
Sport

Distria Krasniqi mëson kundërshtaren për finale – kjo është koha dhe mënyra si mund ta ndiqni finalen

Show BizzSport

Kjo është befasia që Cristiano ia bë Georginën në mes të Dubait

Sport

Me dy gola të shënuar mbyllet ndeshja miqësore Llapi – Neftchy

Sport

Distria Krasniqi në gjysmëfinale

Leave a Reply

Your email address will not be published.