Show Bizz

Është zyrtare, Big Brother po rikthehet dhe shtëpia do të jetë gjigante

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Reality show, Big Brother, duket se do të rikthehet në ekranin e Top Channel pas disa viteve mungesë.

Prej shumë kohësh po flitet për një rikthim, por asgjë e konfirmuar dhe njerëzit kanë një kureshtje të madhe për të mësuar më shumë.

Më në fund, për të gjithë adhuruesit e reality show-t ka një surprizë. Rikthimi i Big Brother tashmë është konfirmuar nga skenografi Fatmir Minga për Top Channel. Ky edicion i reality show-t do të zhvillohet në një shtëpi gjigante, e cila ndodhet në ambientet e reja të Top Channel, në studio Nova.

“Jemi në ambientet ku sapo kanë filluar punimet e Big Brother-it. Kam një kënaqësi ta them, sepse për Big Brother është hera e parë që kthehet në shtëpi [Top Channel], pasi gjithmonë kemi pasur ambiente jashtë televizionit. Do të jetë një Big Brother i madh siç di të bëjë Top Channel, me studio gjigante dhe përgjegjësi maksimale nga ana vizuale”, -është shprehur Minga.

Ai, po ashtu, ka treguar se brenda studiove Nova do të jetë edhe shtëpia e Hell’s Kitchen, studioja e re e “Shiko kush luan”, si dhe disa studio të tjera emisionesh.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Show Bizz

Lansimi i albumit\ Noizy përgatit një surprizë të madhe, ka një kërkesë për fansat

Show Bizz

“Kam gabuar si dreqi, boll durova”, Kiara vazhdon të shpërfaqë sjellje të çuditshme në BBVA

Show Bizz

Dy të famshmet krishtere shqiptare që po agjërojnë Ramazanin: Më fal qetësi dhe kënaqësi shpirtërore

Show Bizz

Sot njëri prej personazheve më të dashur për shqiptarët, a e njihni vogëlushin në foto