
Klubi Futbollistik “Shkëndija” nga Hajvalia ka zhvilluar një ndeshje kontrolluese apo siç e kanë quajtur ata “vëllazërore” kundër Shkëndisë së Tetovës, shkruan Gazetasheshi.com
Kjo ndeshje është luajtur në Tetovë dhe ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.
Golin e vetëm për skuadrën nga Hajvalia e ka shënuar futbollisti i mirënjohur, Visar Zogiani.
Më poshtë e keni njoftimin e klubit:
KF SHKËNDIJA Tetovë 1 – 1 KF SHKËNDIJA Hajvali
Golashënues: Visar Zogiani
Ndeshja ishte vëllazërore, e ashtu doli edhe rezultati, ndërsa loja mjaftë e bukur.
Skuadra e KF Shkëndija Tetovë u paraqit me grupmoshën e junjorëve, shumë prej tyre pjesë e ekipës së parë dhe reprezentues të Maqedonisë Veriore. Kjo grupmoshë, me 2 Mars do të zhvilloj ndeshjen kualifikuese për UEFA Champions League, andaj ju urojmë shumë suksese.
Sot, të dy kryesitë e dy klubëve jemi dakorduar për bashkëpunim të afërt në shumë aspekte, veçanarisht në akademitë e klubeve tona.
Falënderojmë përzemërsishtë KF Shkëndija Tetovë për mikëpritjen e jashtëzakonshme, futbollistët, shtabin teknik dhe kryesinë e bordin e klubit.
Gjëra të mira po vijnë. 🤩🤩🔴⚪️
📸 credit: Lulzim Demaj
#KFSHKËNDIJA #Tetovë #Hajvali 🇦🇱🇽🇰