Sport

Eroll Salihu konfirmon në “Favorit”: Dënimi i Ademit me burg pati efekt negativ në Federatë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka thënë se dënimi me nëntë muaj burgim për kryetarin e Federatës, Agim Ademin, pati efekt negativ, pas sukseseve të mëdha të Kosovës në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Sonte në emisionin “Favorit” në T7 të ftuar janë të ftuar sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, trajneri e profesori i futbollit Bylbyl Sokoli dhe komentatori i Super Sport Kosovës, Leart Sveqla, shkruan Gazeta Express.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ishte dënuar më 5 korrik me nëntë muaj burgim efektiv, pasi është shpallur fajtor për njërën nga dy veprat penale me të cilat ngarkohej. Ndërsa, i akuzuari tjetër në këtë rast, Muharrem Rama është dënuar me një vit burgim për veprën penale të detyrimit në tentativë.

Që nga atëherë, Ademi e ka dërguar këtë vendim në Gjykatën e Apelit, pasi që beson se është i pafajshëm. Ndërkohë, ai është ende duke e mbajtur pozitën e kryetarit të FFK-së, që, sipas Salihut, ka arritur suksese të jashtëzakonshme gjatë kohës së fundit.

“Sigurisht që ka ndikim për arsye se kjo është një çështje që është e vitit 2012. Tash, pas shtate vjetëve, u vendos. Por, sigurisht që ka efekt negativ sepse ka qenë një vit i jashtëzakonshëm i sukseseve në arenën ndërkombëtare dhe jo vetëm me ekipin A nacional”, tha Salihu në “Favorit”.

“Në anën tjetër, e kemi marrë një raport të progresit për grupmoshat e reja, domethënë prej U-21. Jemi në vendin e katërt me progres në Evropë, që është e jashtëzakonshme”.

Aktakuza ndaj Ramës dhe Ademit është ngritur me 14 janar 2014, në bashkëpunim të Prokurorisë Themelore të EULEX-it, me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Sipas pretendimeve të prokurorit të EULEX-it, Maarten Groothuizen dhe prokurorit Ilaz Beqiri në pikën e parë të aktakuzës, të pandehurit Ademi dhe Rama gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar viktimën Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMË X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.

Ndërkaq, në pikën e dytë të aktakuzës të pandehurit Ademi dhe Rama akuzohen për ushtrim të ndikimit në bashkëkryerje. Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit kishin kërkuar nga i dëmtuari Kadolli premtimin e përfitimit të pa drejtë, respektivisht shumën prej 30.000.00 euro apo veturën e tipit “BMW X5”, duke kërkuar në lidhje me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e një personi zyrtar që në këtë rast është Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prishtinë, Sami Hamiti, që të ndryshoj statusin e një ngastre toke nga “zonë e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv