Sport

Erolind Krasniqi ftohet për herë të parë te Kosova U21

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Michael Nees është duke përpiluar listën për ndeshjet e nëntorit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Nees për herë të parë te Kosova U21, e ka ftuar mesfushorin ofensivë, Erolind Krasniqi.

Lista e Kosovës U21 ende nuk është publikuar, mirëpo klubi i kosovarit, Rot-Weiss Essen ka konfirmuar ftesën për Erlindin.

‘Erlind Krasniqi do shfaqet në shtetin e prindërve pas dy jave. Përzgjedhësi gjerman i Kosovës, Michael Nees e ka ftuar 21-vjeçarin për kualifikimet në Kampionatin Evropian kundër Shqipërisë U21’, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, edhe drejtori sporti i RËE, Jorn Nowak është ndjerë i lumtur me këtë ftesë të Kosovës.

‘Jemi shumë të lumtur për nominimin e Eros me skuadrën. Fakti që ka arritur që të shihet nga Kosova është ndër i madh për të dhe Rot-Weiss Essen. Ngase nuk ka pushim internacional, Ero do mungojë në ndeshjen ndaj Lotte. Sidoqoftë, jemi të bindur se do fitojë eksperiencë të madhe dhe i urojmë suksese në udhëtim’, nënvizoi ai.

Related posts
Sport

Xhaka rikthehet në stërvitje të plota, Arteta tregon kur do të jetë i gatshëm

Sport

Formacionet zyrtare: Roma – Inter

Sport

Broja thyen një tjetër rekord në Premier Ligë pas golit të shënuar

Sport

Eskalon debati mes Xhevdet Pozharit e Shpëtim Deskut: ‘Me pas qenë te unë ishim nda ndryshe’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *