Sport

Ernest Muçi realizon gol spektakolar në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit

Ernest Muçi ka hapur llogarinë e golave edhe në Ligën e Kampioneve.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar sot për herë të parë në turneun më të rëndësishëm për klube, për t’i dhënë Legias një rezultat të rëndësishëm në transfertë ndaj Dinamo Zagreb.

Sulmuesi shqiptar, pas golit të shënuar në javën e parë të kampionatit polak me një gjuajtje nga distanca, ka përsëritur veten sot me një tjetër goditje të kalibruar nga jashtë zonës.

I aktivizuar në minutën e 75-të të ndeshjes, kur rezultati ishte 1-0 për Dinamo Zagreb, atij iu deshën pak minuta për të dërguar sferën në rrjetë me një goditje tjetër të jashtëzakonshme që dërgoi sferën aty ku portieri kundërshtar nuk mund të arrinte.

Një gol që vlen shumë, pasi i dha Legias barazimin 1-1 në transfertë ndaj Dinamo Zagreb, një rezultat shumë i rëndësishëm për sfidën e kthimit ku do të tentohet pjesëmarrja në play-off të Ligës së Kampioneve.

Postime të ngjajshme
Sport

Ahmeti tregon kur do të hapet stadiumi i ri në Lipjan, Rizani e kundërshton atë fuqishëm

Sport

Ndodh edhe kjo: Është 60 vjeç, zëvendëspresident, i kërkuar nga Interpoli dhe debuton në futbollin profesionist

Sport

Plotë ndryshime, ky pritet të jetë formacioni i Realit ndaj Mallorcas

LajmeSport

Ideja interesante e Përparim Ramës për stadiumin “Fadil Vokrri”