Sport

Eriksen i jep lajmin e madh Interit

Gazeta e madhe italiane “Il Corriere dello Sport” raporton se Christian Eriksen u tha shokëve të skuadrës së Interit se ai “kishte qenë me fat” dhe se do të kthehet në fushë pas “katër ose pesë muajsh”.

Danezi u takua dje me shokët e tij të skuadrës në Appiano Gentile, ndërsa ishte hera e parë pasi pësoi sulm në zemër në ndeshjen e parë me Danimarkën në “Euro2020”, shkruan Demokracia.com.

Sipas mediumit Italian, Eriksen i mbajti lotët kur pa shokët e tij të skuadrës dhe u tha atyre se “kishte qenë me fat”.

Ai gjithashtu shtoi se do të kthehet në aksion “në katër ose pesë muaj”.

Eriksen sulmin në zemër e kishte pësuar më 12 qershor, ndërsa kishte qenë në rrezik për jetën.

Gjendja e tij u përmisua tek pas dërgimit në spital.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar