Lajme

Erërat e forta përplasin telat e rrymës, digjen disa shtëpi në Suharekë

Situata me zjarret në Kosovë mbetet problematike.

Ministria e Brendshme ka njoftuar se numri i vatrave të zjarrit ka rënë, por situata vazhdon të mbetet problematike sidomos në Shtupeq të Pejës.

Ndërkohë edhe në Suharekë situata me zjarre mbetet kritike, por era e fortë ka shkaktuar dëme tjera.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se si pasojë e erërave të forta ka pasur përplasje të telave

“Edhe pse sot në mesditë nuk kemi pasur raste të zjarreve, era e fortë ka shkaktuar përplasje të telave të rrymës dhe si rezultat i kësaj situate janë djegur disa shtëpi, si në Mushtisht Sallagrazhdë, Gjinoc, e në shumë pjesë tjera”, ka njoftuar Muharremaj përmes një shënimi në Facebook.

Muharremaj thotë se të gjitha ekipet janë në teren me të gjitha kapacitet vepruese, por sipas tij edhe banorët lokal duhet të jenë vigjilentë dhe të mobilizuar.

“Duhet të jemi në mobilizim e sipër, ngase temperatura e lartë po shkakton zjarre në disa dimenzione, mirëpo unë shpresoj dhe besoj që edhe në fshatra po mobilizoheni në grupe vullnetare që të mbetemi vigjilent përballë kësaj situate”, ka shkruar më tej Muharremaj.

https://www.facebook.com/balimuharremaj1/posts/803663246986253

Postime të ngjajshme
Lajme

Bie bora e parë në Kosovë

Lajme

Shaqir Totaj i PDK-së tregon pse i hyri garës për kryetar të Prizrenit

Lajme

Shpend Ahmeti dërgon një mesazh gjatë transmetimit direkt për Bedri Hamzën

Lajme

Vitia e Zemaj përplasen për menaxhimin e pandemisë