Sport

Erdin Hashani 100% i saktë, në fillim të sezonit jepte këtë parashikim interesant

Shumë parashikime u bënë në fillim të sezonit, disa të sakta e disa të tjera jo.

Në mes të shtatorit analistë, trajnerë e njohës të futbollit pushtuan studiot televizive duke dhënë opinionet e tyre për sezonin që po fillonte, shkruan Gazeta Olle.

Një nga parashikimet që ka dalë të jetë 100% i saktë, të paktën deri më tani ka qenë ai i ish-futbollistit, Erdin Hashani.

Hashani më 20 shtator të vitit që po lëmë pas thoshte këto fjalë në “Sportin Total”.

“E mira e krejt kësaj është që filloi kampionati, Arbëria nuk është skuadër që duhet nënçmuar pasi ka sjellur shumë futbollistë të nivelit të kënaqshëm, por Besa mendoj se është skuadra që e ka prish Superligën”- thoshte ai.

Arbëria me të vërtetë doli arrë e fortë për secilin kundërshtar duke impresionuar dhe duke dimëruar në mes të tabelës pas barazimit me liderët e Dritës, ndërsa edhe parashikimi i tij për Besën doli të jetë i vërtetë.

Besa e mbylli stinorin vjeshtor me shtatë humbje radhazi dhe vetëm gjashtë pikë të grumbulluara në 18 takime, plotë 15 më pak se sa vendi që siguron mbetjen në elitë./

Postime të ngjajshme
Sport

Armando Broja gjen sërish golin

Sport

Vendoset se në sa shtete do të luhen ndeshjet e Euro2021

Sport

Ibrahim Dreshaj tregon klasin e tij, asiston në golin e dytë të Heerenveeen ndaj Feyenordit

Sport

Burreli i Samuel Nikajt triumfon pastër ndaj 2 Korrikut në Durrës