
Arbër Zeneli është gjithnjë e më afër rikthimit në fushat e gjelbra.
Arbër Zeneli u lëndua në qershor të vitit të kaluar në ndeshjen e Kosovës me Malin e Zi në Podgoricë, shkruan Reporteri.net
Por, anësori i rrezikshëm i Kosovës më në fund po rikthehet nga lëndimi dhe ka mbetur edhe shumë pak kohë deri kur do ta shohim në aksion përsëri.
Zeneli ka postuar një fotografi në Instagram ku shihet me fanellën e Reims. Mitrovicasi ka vendosur edhe një orë që e parasheh rikthimin e tij shumë shpejt.
Arbëri ishte njëri nga lojtarët kyç të Kosovës dhe padyshim që do të jetë shumë i rëndësishëm për ‘Dardanët’ në play-offin e Ligës së Kombeve.
Kosova më 26 mars luan me Maqedoninë e Veriut në Shkup, ndërsa në rast se fiton më pas në finale do të luajë me fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi.