Lajme

Enver Hoxhaj sot viziton Tiranën

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, do të qëndroj të mërkurën në Shqipëri ku do të pritet në takime të veçanta nga krerët e shtetit.

Siç bëhet e ditur përmes komunikatës, Hoxhaj do të takohet me presidentin shqiptar, Ilir Meta, me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i PDK-së do të takoj edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulëzim Basha, ndërsa do të pritet edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në këto takime kreu i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj pritet të diskutoj për zhvillimet politike në vend dhe rajon, për projektet dhe planin e tij qeverisës, për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si dhe për bashkëpunimin e ngushtë që duhet ta kenë Tirana e Prishtina zyrtare në sfidat ndërkombëtare, me theks të veçantë pas shkuarjes në Hagë të liderëve shtetërorë të Kosovës dhe krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Postime të ngjajshme
Lajme

Tri ngjarje të rënda që tronditën Kosovën brenda pak javësh

Lajme

Hoti e jep lajmin, ja kur do të nis vaksinimi në Kosovë dhe kush do e merr i pari

EkonomiLajme

Thesari: Pagesat e komunës së Prishtinës për të prekurit e pandemisë do të kryhen për 48 orë

LajmeShow Bizz

Avokatja shqiptare mahnit me linjat e saj trupore