Lajme

Enver Hoxhaj ka paralajmëruar rritje të pagave për policët

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj ka paralajmëruar rritje të pagave për policët me ardhjen e tyre në pushtet.

Hoxhaj nëpërmjet një shkrimi në “Facebook” thotë se rritja e pagave dhe përkrahja në nivele të ndryshme gjatë qeverisjes së PDK-së do ta bëjë Policinë e Kosovës institucionin më kredibil e më profesional në nivel rajoni.

“Rritja e pagave dhe përkrahja në nivele të ndryshme, gjatë qeverisjes së PDK-së, do ta bëjë Policinë̈ e Kosovës, institucionin më kredibil e më profesional në nivel rajoni!”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj ka shpërndarë edhe një fotografi të policisë, e ku shkruan, “Krenar me djemtë dhe vajzat tona që bartin këtë uniformë!.

Postime të ngjajshme
Lajme

“Ma mirë s’po foli”, Vlora Çitaku me status misterioz

Lajme

Pacolli:Veç sot 5 komentues më fyen, ishin anëtarë të familjeve që u ndihmoja me shumë para

Lajme

Dyshohet se një person u hodh nga Ura e Shenjtë në Gjakovë, flasin nga Policia

Lajme

Shkëlzen Gashi kritikon Glauk Konjufcën