
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Cherie Blair, bashkëshorten e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair.
Hoxhaj ka thënë se në këtë bisedë telefonike e ka falënderuar për mbështetjen që ajo dhe Tony Blair i kanë dhënë Kosovës në dekadat e fundit.
Tony & Cherie Blair në Angli dhe Bill & Hillary Clinton në Amerikë ishin përcaktues për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Tutje, Hoxhaj ka thënë se trashëgimia e tyre politike do të jetë orientim strategjik i PDK-së për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe në Kombet e Bashkuara.
Postimi i plotë:
Në bisedën që kisha me Cherie Blair, e falënderova për mbështetjen që ajo dhe Tony Blair i kanë dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit.
Trashëgimia e tyre politike do të jetë orientim strategjik i yni për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe në Kombet e Bashkuara.
#Rimëkëmbje 134
#HoxhajKryeministër 1