EURO 2020

Enrique befason me deklaratën para ndeshjes ndaj Italisë

Iali-Spanjë nuk është asnjëherë një sfidë e lehtë për askënd dhe këtë e pranon Luis Enrique i cili ka eksperiencë si lojtar ndaj të kaltërve dhe si trajner ku ka punuar në krye të Romës në Serinë A.

Trajneri i La Rojas, i cili si lojtar ka lënë pamje që kanë mbetur në arkiva kur në 1994 u gjakos në duelin me Italinë nga Tassoti por ai nuk e shikon si një revansh.

“Ajo skenë tashmë bën pjesë në arkivat e historisë time sportive. Kam patur mundësinë ta njoh nga afër Tassotin, është një njeri shumë i mirë dhe nuk kam synim të luajmë për një hakmarrje ndaj tyre”.

Lidhur me duelin gjysmëfinal ndaj Italisë në Europian, trajneri spanjoll e pranon se do të jetë shumë e vështirë teksa për të kaltërit tha fjalë shumë të mira.

“E dua Italinë, më pëlqen Roma që është qytet i jashtëzakonshëm dhe kam kaluar një eksperiencë fantastike edhe pse vetëm një sezon. Për mua është gjithmonë kënaqësi të luash ndaj Italisë, dhe nuk do të jetë vetëm kjo gjysmëfinale por edhe ajo në Nations League në Nëntor. Nuk do të jetë aspak e lehtë për në e për ata”.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020