Sport

Enis Gavazaj drejt Shqipërisë, kërkohet nga klubi që luan në Evropë

Anësori Enis Gavazaj është ndarë nga Prishtina vetëm pas një viti qëndrim, ku u stolis me titullin e kampionit.

Ai nuk arriti të kthehet në formën e vjetër, pasi kishte një vit të kushtëzuar nga dëmtimet, sidomos fillimin.

Gavazaj këtë sezon ka regjistruar 14 ndeshje në kampionat dhe kupë dhe duke shënuar 2 gola e 1 asistim.

May be an image of 2 njerëz, people standing, people playing sports dhe ambiente të jashtme
Tani për sulmuesin kanë filluar ofertat, ku mësohet se Partizani është vënë pas tij.

Aty do ta gjente Ilir Dajën, trajner me të cilin kishte punuar te Skënderbeu.

 

Gavazaj ka bërë karrierë në Belgjikë, Rusi dhe Bjellorusi. 26 vjeçari në Shqipëri ka luajtur te Kukësi dhe Skënderbeu.

Postime të ngjajshme
Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur

Sport

Tjetër futbollist konfirmon largimin nga Trepça ’89