Sport

Enis Bardhi realizon het-trik, Maqedonia shënon fitore të thellë dhe merr pozitën e dytë në grup

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka shënuar fitoren e katërt në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e raundit të nëntë dhe të parafundit, Maqedonia shënoi fitore bindëse si mysafire e Armenisë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Republican Stadium”, ka përfunduar me rezultatin 0-5.

Enis Bardhi shkëlqeu në këtë ndeshje duke realizuar “het-trik”, në minutat 36, 67 dhe 90. Mesfushori shqiptar dhe kapiteni i Maqedonisë golin e dytë dhe të tretë e shënoi nga pika e bardhë., teksa sonte luajti për 90-të minuta.

Dy golat tjerë u shënuan nga Aleksandar Trajkovski dhe Milan Ristovski.

Tërë ndeshjen sonte e zhvilluan edhe dy shqiptarët tjerë, Ezgjan Alioski e Visar Musliu.

Maqedonia e Veriut pas kësaj fitore ka 15 pikë dhe tani renditet e dyta në grup, me dy pikë më shumë se Rumania që sonte takohet me Islandën.

Kurse, Armenia renditet e katërta me 12 pikë.

Related posts
Sport

Granit Begolli afër marrëveshjes me skuadrën e madhe kosovare

Sport

Këto janë 12 skuadrat që tanimë kanë siguruar kualifikimin nga grupet e Ligës së Kampionëve

Sport

PAMJET: “Shpërthen” stadiumi San Siro, shënohet goli i parë në ndeshjen Milan-Liverpool

Sport

Kroos me gol spektakolar zhbllokon shifrat në ndeshjen Real Madrid – Inter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *