Sport

Ëndrra e papërmbushur e Zidanit

Zinedine Zidane po e shijon jetën pasi u largua nga Real Madridi, duke u çlodhur duke luajtur padel, megjithëse ai e pranon me lehtësi se e ndien një lloj zemërimi nga karriera e tij, për shkak të mos përmbushjes së një ëndrre të caktuar.

Si lojtar, Zidane i përfaqësoi disa klube të mrekullueshme, si Bordeaux, Juventus dhe Real Madrid, por kurrë nuk arriti të luante për një klub të veçantë për të, raporton Gazeta Express.

“Unë jam nga Marseille, u largova nga këtu si shumë i ri dhe nuk jetoj këtu, por kthehem kohë pas kohe dhe thjesht e ndiej se i përkas këtij vendi”, tha Zidane për La Provence.

“Kështu do të jetë përherë”, këmbënguli ai.

“Kur isha i ri, 15, 16 apo 17-vjeçar, i shikoja ndeshjet e Marseille nga tribunat dhe i thosha vetes, një ditë, pse jo? Por nuk ndodhi kurrë, do të kishte qenë diçka e fuqishme”, shpjegoi ai.

Zidanit iu desh ta ngushëllonte veten me karrierën që e kishte, edhe pse ka luajtur kundër Marseille, gjë që i ka lënë kujtime të paharrueshme.

“Fituam 1:0 kundër Marseille kur Franz Beckenbauer ishte trajner i klubit, është një kujtim i madh”, nënvizoi ai.

“Më bën të ndiej diçka për të thënë se kam fituar në Marseille, nëse kthehem në fushë atje më kujtohet shumë mirë”, shtoi ai.

Zidane ka qenë shumë i mbyllur për të ardhmen e vet si trajner dhe nuk është e qartë se cilën skuadër do ta drejtojë pas Real Madridit.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *