Lajme

Endriti publikon pamje të Thaçit me krerët e SHBA-së: Koha kur kishte kush të kujdesej për Kosovën

Mosftesa e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Samitin e Demokracive ka ngjallur edhe reagimin e Endrit Thaçit, djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka publikuar disa fotografi të babait të tij me udhëheqësit e ShBA’së ndër vite.

Fotoja e parë që ka publikuar ka qenë ajo me Presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Në fotot e tjera shihet Thaçi me ish-presidentin George W.Bush, me ish-çiftin presidencial, Barack dhe Michele Obama, ish-çiftin presidencial Donald dhe Melania Trump, ish-presidentin Bill Clinton dhe ish-sekretaren Hillary Clinton.

“Koha kur kishte kush të përkujdesej për Kosovën dhe të mbaheshin lidhjet e forta me miqtë ndërkombëtarë”, ka qenë përshkrimi që ai u ka vendosur gjithë këtyre fotove.

Prestigjiozja amerikane “Politico”, ka publikuar dje listën e shteteve të ftuara nga Shtëpia e Bardhë, për Samitin e Demokracive që do të mbahet në dhjetor të këtij viti. Në këtë listë, figurojnë 100 shtete, por jo edhe Kosova, Serbia dhe Bosnja. Mosftesa e Kosovës në këtë samit, ka ngjallur reagime të shumta.

Related posts
Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *