Lajme

Endrit Shala ndihet i nderuar për besimin që ka marr nga kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ministri e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala është përfshirë në listën për deputetë në partinë NISMA.

Shala me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur i nderuar me ftesën e Fatmir Limajt për të garuar për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, shkruan BlicMedia.net

Të nderuar miq, qytetarë të Republikës së Kosovës,

Jam i nderuar për besimin që kam marr nga kryetari i NISMA-së z. Fatmir Limaj dhe nga organet tjera të partisë, për të garuar për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Besimi i dhënë për ta përfaqësuar NISMA-në në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019 përpos që është nder dhe respekt për mua, në të njëjtën kohë është edhe përgjegjësi e madhe.

Ashtu siç kam punuar me ndershmëri dhe përgjegjësinë më të lartë gjatë gjithë jetës sime por edhe në postin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, të njëjtën do ta bëjë edhe si deputetet.

Përpos që do t’i mbrojë interesat e qytetarëve, ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit tonë, do të jem zë i fuqishëm në Kuvend për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

Unë do të vazhdoj të jem zë i prodhuesve, përpunuesve, punëtorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

Kosova, nuk ka rrugë tjetër pos anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Andaj, besimin që do t’ia jepni Koalicionit NISMA-AKR-PD dhe mua si deputet, më 6 tetor, Ju, qytetarë të nderuar të vendit tim, do t’ua kthejë me punë, përkushtim e përfaqësim dinjitoz dhe me forcimin e shtetit.

E.SH

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat