Lajme

Endokrinologu kosovar tregon simptomat e valës së dytë të koronavirusit, janë gjashtë tipa

Endokrinologu Elton Bahtiri ka përshkruar simptomat e valës së dytë me COVID-19, raporton “Zeri.info”.

Bahtiri ka theksuar se në këtë valë të koronavirusit pamja klinike fillestare duket që është më ndryshe dhe dominohet nga dhimbje koke, dhimbje shpine, molisje dhe ndonjëherë temperaturë të ngritur trupore.

Ai thotë se dhimbja e kokës është e rëndë, që vështirë kalon edhe me barna kundër dhimbjes.

Sipas tij, para ca kohe janë identifikuar gjashtë tipa të koronavirusit, që mund të përdoren për të parashikuar prognozën e sëmundjes dhe nevojën për oksigjenoterapi:

“1. ‘Si gripi’, pa temperaturë: Dhimbje koke, humbje e ndjesisë së nuhatjes, dhimbje muskulore, kollë, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, pa temperaturë. 2. ‘Si gripi’, me temperaturë: Dhimbje koke, humbje e ndjesisë së nuhatjes, kollë, dhimbje fyti, ngjirje e zërit, temperaturë, humbje e oreksit. 3. Gastrointestinal: Dhimbje koke, humbje e ndjesisë së nuhatjes, humbje e oreksit, barkqitje, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, pa kollitje. 4. Niveli i rëndë një, me lodhje: Dhimbje koke, humbje e ndjesisë së nuhatjes, kollë, temperaturë, ngjirje e zërit, dhimbje gjoksi, lodhje. 5. Niveli i rëndë dy, me konfuzion: Dhimbje koke, humbje e nuhatjes, humbje e oreksit, kollë, temperaturë, ngjirje e zërit, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore. 6. Niveli i rëndë tre, me ankesa barku dhe frymëzënie: Dhimbje koke, humbje e ndjesisë së nuhatjes, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore, frymëzënie, barkqitje, dhimbje barku”, deklaron ai. /Zëri

Postime të ngjajshme
Lajme

Syla: Çika e Gani Gecit, babai i së cilës i ka dy vrasje të konfirmuara flet në Parlament për vrasje

Lajme

E zbulojnë shkencëtarët: Ky është ilaçi që parandalon përhapjen e COVID-19 për 24 orë

Lajme

Ia kritikoi vajzën, Gani Geci i reagon Kryeziut: Me ty merrëm unë

Lajme

Lajm i mirë për 7 komunat e Kosovës, futen në zonën e gjelbër!