Lajme

‘Ende nuk e ka pranuar raportin e autopsisë’: Avokati i familjes së Marigona Osmanit tregon se çfarë veprimi do ndërmarr

Familja e Marigona Osmanit, 18 vjeçares e cila u vra në Ferizaj ende nuk e ka pranuar raportin e autopsisë.

Kështu deklaroi avokati i kësaj familje Gazmend Rexhepi.

“Jo, ende familja nuk e ka pranuar raportin e autopsisë”.

Rexhepi tha se Prokuroria Themelore e Ferizajt nuk po komunikon rregullisht me familjen e të ndjerës.

“Nuk kemi asnjë informacion. Prokuroria nuk ka komunikuar fare me familjen. Nuk kemi informacion se iu është vazhduar paraburgimi të dyshuarve”.

Avokati theksoi se nëse vazhdon kjo gjendje do të parashtrojë kërkesë që rastin ta marrë Prokuroria Speciale.

“Ky moskomunikim të paktën me familjen është joprofesionalizëm i skajshëm. Unë do të pres deri të hënën dhe do të parashtrojë kërkesë që rastin ta marrë Prokuroria Speciale”.

“Unë edhe sot kam telefonuar disa herë në Institutin e Mjekësisë Ligjore por nuk e kanë hapur telefonin” deklaroi Rexhepi për Klan Kosova. /gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Ramiz Lladrovci sulmon fizikisht ish kandidatin për Deputet të PDK-së në Drenas!

Lajme

Kush voton më shumë në Kosovë: Meshkujt apo femrat?

Lajme

Brnabic i bëjnë pyetje të vështirë: ‘A do ta nënshkruani pavarësinë e Kosovës’

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna