Lajme

Emrat/ Ja kush janë 32 anëtarët e kryesisë së LDK-së që dhanë dorëheqje sot

Në zgjedhjet e djeshme, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rezultatin më të dobët në historinë e saj. Ajo mori vetëm 13% të votave në zgjedhjet ku Lëvizja Vetëvendosje doli e para në pothuajse të gjitha komunat.

E kjo bëri që Isa Mustafa dhe komplet kryesia e LDK-së të japin dorëheqje.

“Dorëheqja e kryetarit të LDK-së dhe Kryesisë, hap rrugë që të ftohet Kuvendi i LDK-së dhe zgjidhet kryetari e Kryesia e re në nivel vendi. Si asnjëherë më parë në historinë e LDK-së nuk ka ndodhur që Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe Kryesia, të japin dorëheqje për shkak të rezultatit zgjedhor. Kjo është arritur sot pas aktit të tërheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit dhe nga tash është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhje të jashtëzakonshme të LDK-së. Po ashtu, edhe ne në Gjilan nga sot do të veprojmë njëjtë”, ka thënë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Por kush janë anëtarët e kryesisë që sot dhanë dorëheqje nga LDK?

“Bota sot” ua sjellë emrat e 32 anëtarëve të kryesisë, pasi Vjosa Osmani ishte përjashtuar më herët nga LDK.

“Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Svarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Valon Murtezaj, Skender Hyseni, Brikenda Kryeziu, Fadil Krasniqi, Rrezeartë Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim kryeziu, Donruntinë Maloku, Naser Osmani, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu”, janë anëtarët e kryesisë së LDK-së, të cilët që nga sot konsiderohen kryesi në dorëheqje.

Postime të ngjajshme
Lajme

Polici plagos dy qytetarë në Dragash

Lajme

Petkoviq i reagon Kurtit për bashkimin kombëtar

Lajme

Isa Mustafën e pyesin për Vjosa Osmanin që doli më e votuara ndonjëherë

Lajme

Grenell përsëri me një shkrim për liderin e VV’së: Pse Albin Kurti po flet për zhbërjen e shtetit të vet?!