Lajme

Emrat/ 16 anëtarë të PSD-së u arrestuan nga Policia

Disa aktivistë të PSD-së përfshirë edhe kreun e këtij subjekti, Dardan Molliqajn janë arrestuar sot para policisë së Kosovës.

Në njëjtët janë arrestuar pasi që kanë shkruar në murin e objektit të policisë “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.

Në një reagim të PSK-së, bëjet e ditur se gjatë këtij aksioni janë arrestuar 16 anëtarë të këtij subjekti politik, raporton lajmi.net.

“Kërkojmë urgjentisht që aktivistet dhe aktivistët Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Leonard Shala, Gëzon Kastrati, Qëndrim Sahiti, Arbër Sejdiu, Drin Ahmeti, Gent Brahimi, Agron Kabashi, Veton Dragusha, Fatos Sahiti, Trim Gashi, Natyra Kuçi dhe Frashër Krasniqi të lirohen menjëherë nga arrestimi i padrejtë që iu është bërë nga policia”, thuhet në realim.

Reagimi i plotë:

Gjatë aksionit të sotëm simbolik për të shpërfaqur hipokrizinë e institucioneve të Kosovës karshi qytetarëve të saj, të cilët shqiptuan gjoba në vlerë prej 3 milion eurosh për qytetarët e gati asnjë për tubimet e partive politike, aparati policor shtetëror ndërhyri dhunshëm për ta ndërperë aksionin duke arrestuar aktivistët e PSD-së.

Kur zbatimi i ligjit është selektiv, ai gjithmonë shkon në dobi të të fortit e në kurriz të të dobëtit. Ligji është nxjerrë nga politikanët, të cilët janë të parët dhe pothuajse të vetmit që nuk po e zbatojnë dhe për këtë nuk ndëshkohen.

Kërkojmë urgjentisht që aktivistet dhe aktivistët Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Leonard Shala, Gëzon Kastrati, Qëndrim Sahiti, Arbër Sejdiu, Drin Ahmeti, Gent Brahimi, Agron Kabashi, Veton Dragusha, Fatos Sahiti, Trim Gashi, Natyra Kuçi dhe Frashër Krasniqi të lirohen menjëherë nga arrestimi i padrejtë që iu është bërë nga policia.

Kujtojmë, se ky reagim i tyre vjen si kundërshtim ndaj gjobave që po u jepen qytetarëve për mos respektim të masave antiCOVID dhe jo partitë që tashmë kanë nisur parafushatën.

Postime të ngjajshme
Lajme

Pse t’mos dalim edhe të bukur në fotot për 14 Shkurtin: Kurti, Vitia, Konjufca

Lajme

Apeli heq dënimin e përjetshëm për personin që vrau shokun e tij

Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja me koronavirus

Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid-19