
Sulmuesi shqiptar, Emir Sahiti, ka shënuar gol për Sibenikun në Kroaci, teksa vëllau i tij, Suadi, bëri debutimin, shkruan Zeri.info.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në elitën e futbollit kroat, Sibeniku pësoi humbje nga Istra me rezultatin 3-2.
Emir Sahiti luajti tërë ndeshjen dhe shënoi gol në minutën e 44-të, teksa Suadi hyri si zëvendësues në minutën e 67-të.
Ndryshe, Sibeniku mbetet me 26 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë, teksa Istra tani ka 17 pikë dhe renditet e fundit në tabelë.