Sport

Emir Sahiti po shkëlqen me Hajdukun në Kroaci, futbollisti i hapur të pranoj ftesë nga Kosova!

Është lindur e rritur në Prishtinë. Sot, është njëri ndër yjet e Superligës në Kroaci, ku së fundi ka shënuar e asistuar.

Emir Sahiti që luajti me grupmoshat U21 të Shqipërisë, e pavarësisht formës fenomenale, nuk ka marrë ftesë nga Kosova.

“Jo nuk kam pasur as nga Kombëtarja e Kosovës ftesë, normal unë kam thënë që nëse vjen thirrja nga Kosova nuk do t’i them asnjëherë jo, sepse unë në Kosovë jam rritur duke luajtur në klubet si Ramiz Sadiku dhe Prishtina”, shprehet Sahiti për Sporti.Info

Emir Sahiti aktivizohet te Hajduk Split. Përveç minutave të plotë në çdo ndeshje, ai po shënon dhe asiston pothuajse çdo ndeshje.

“Jam në një formë shumë të mirë, duke luajtur çdo ndeshje në Hajduk ku dihet që është klub i madh dhe ku ka lojtar shumë cilësor. Jam i lumtur me formën dhe shpresoj të vazhdoj kështu”, tha Sahiti.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar