Richard Grenell është emëruar në pozitën e ambasadorit në Gjermani si i dërguar special për bisedimet Kosovë – Serbi.
Edward Joseph, pedagog në Universitetin e Uashingtonit beson se qëllimi i Shtëpisë së Bardhë nëpërmjet emërimit të Richard Grenell në pozitën e ambasadorit në Gjermani si i dërguar special për bisedimet Beograd – Prishtinë është sinjal i mirë për një përfaqësues diplomatik në një vend që është lojtari kyç në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe ka një qëndrim të qartë kundër shkëmbimit të territoreve.
“Pra, ai nuk është vetëm ambasador, por një njeri me lidhje me qeverinë gjermane dhe besoj se kjo është akoma më pozitive. Për shkak se ambasadori Grenell është i vetëdijshëm për shqetësimet e Gjermanisë për ndarjen e Kosovës ose shkëmbimin e territorit, të cilin shumë, përfshirë mua dhe drejtues rajonal i konsiderojnë të rrezikshme dhe destabilizuese”, tha Jozeph për Zërin e Amerikës, transmeton lajmi.net
Joseph, thotë se është shumë herët të thuhet nëse emërimi i Grenell nënkupton një përpjekje të SHBA-ve e cila nuk kundërshton shkëmbimin e territorit për të “zbutur” pozicionin e Gjermanisë.