Lajme

Elezi: Dy subjekte kanë dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Nesër përfundon afati, mirëpo deri më tani vetëm dy subjekte kanë dorëzuar listën për deputetë.

Nesër është afati i fundit për partitë politike për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Deri më tani vetëm dy parti politike e kanë dorëzuar këtë listë në KQZ.

Kështu ka bërë të ditur për RTK, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

“Dy subjekte politike kanë dorëzuar aplikimin për t’u certifikuar dhe listën e kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Bëhet fjalë për Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBK) e cila ka dorëzuar listën me 27 kandidatë dhe Jedinstvena Goranska Partia (JGP) ka dorëzuar listën me emrat e 13 kandidatëve për deputetë”, ka thënë Elezi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat