
Eksperti shqiptar për zhvillimin e grupmoshave të futbollit, Franck Bejtullahu ka thënë se lojtarët e rinj të grupmoshave U-9 në Francë kanë 25 tema të studimeve të lojës së futbollit, shkruan “Zeri.info”.
Bejtullahu që është i ftuar në emisionin “Sports Show” ka shtuar se lojtarët e rinj të cilët janë të mirë transferohen te Lyoni, pasi që ky klub ka marrëveshje me klubet amatore.
“Te ne në Francë lojtarët U-9 i kanë 25 tema të studimeve të lojës së futbollit. E mësojmë fëmijën prej moshës më të vogël me ec në teren. Rezultati nuk është absulotisht i rëndësishëm për neve trajnerave të grupmoshave. E rëndësishme për ne është ta rrisim fëmijën në futboll. Lojtarët të cilët janë të mirë shkojnë te klubi i Lyonit. Sepse Lyoni ka marrëveshje me të gjitha klubet amatore”, ka thënë Bejtullahu.