
Granit Xhaka nuk do të ndërrojë ambient në afatin kalimtar të janarit, anise në secilën merkato emri i tij në media po “lakohet” shumë.








































Gazetari italian dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka raportuar se Xhaka do të mbetet te “Topçinjtë” edhe pas afatit kalimtar të janarit, shkruan Demokracia.com.
U raportua vazhdimisht se trajneri Jose Mourinho e dëshiron me ngulm shqiptarin te Roma.




















































Megjithatë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano e ka sqaruar të ardhmen e Xhakës tani.
“Granit Xhaka nuk do të largohet nga Arsenali në ditët e fundit të dritares, pavarësisht zërave që vijnë nga Italia. José Mourinho është një tifoz i madh dhe e donte atë verën e kaluar – por nuk ka bisedime siç qëndrojnë gjërat”, ka shkruar Romano në Twitter.




















































Ndryshe, kontrata aktuale e Xhakës skadon në verën e vitit 2024.