Sport

Eksperti i jep shpresë Eriksenit: Mund të luajë me një kusht

Francesko Braconaro, një nga ekspertët e komitetit teknik shkencor të Federatës Italiane të Futbollit ka folur mbi çështjet që po prekin sot futbollin italian si ajo e vaksinave për futbollistët dhe për rastin Eriksen, që mund të detyrohet të luajë me defibrilator në trup.

“Futbollistët janë një nga grupet që rrezikohen më së shumti nga qëndrimi bashkë dhe kur shikoj që 36% e tyre janë prekur nga COVID19, mendoj se duhen vaksinuar të gjithë”, tha mjeku para se të fliste për rastin e mesfushorit.

“Nga ana jonë, për këtë rast nuk mund të ketë asnjë përjashtim apo përshtatje me rregullat. Nëse futbollistit i hiqet defibrilatori, sepse do të shërohet, atëherë mund të kthehet të luajë me Interin”, deklaroi eksperti duke zhdukur kështu çdo mundësi për vazhdimin e karrierës së danezit në Itali në këtë gjendje.

Postime të ngjajshme
Sport

Ahmeti tregon kur do të hapet stadiumi i ri në Lipjan, Rizani e kundërshton atë fuqishëm

Sport

Ndodh edhe kjo: Është 60 vjeç, zëvendëspresident, i kërkuar nga Interpoli dhe debuton në futbollin profesionist

Sport

Plotë ndryshime, ky pritet të jetë formacioni i Realit ndaj Mallorcas

LajmeSport

Ideja interesante e Përparim Ramës për stadiumin “Fadil Vokrri”