.
Sport

Eksodi i largimeve vazhdon nga Feronikeli, sot lamtumirën ja dha një tjetër futbollist

Dikur njëra nga skuadrat më të organizuara në vend, sot po përballet me telashe të jashtëzakonshme. Fjala është për Feronikelin që po braktiset një nga një nga futbollistët.

Sot largimin e ka bërë publik edhe mesfushori Alban Shabani.

‘Industrialistët’ po përballen me probleme të mëdha financiare dhe lojtarëve nuk po mund t’ua sigurojnë pagat për këtë arsye ata edhe po largohet.

“Te dashur familjare, miq, shok dhe dashamire dua te ju informoje se, bazuar ne rrethanat e veshtira qe gjendet Klubi im aktual Fc Feronikel , kemi arritur ne nje pike te veshtire te nje marreveshje reciproke per shkeputjen e kontrates time .

Ishte kenaqesi qe isha pjese e nje klubi sikurse Nikli.

Falenderoj trajnerin, bashklojtaret, stafin dhe te gjithe tifozat e klubit per bashkpunimin, durimin dhe hapsiren e dhene. I uroje klubit gjithe te mirat dhe rimekembje sa me te shpejt.

Me respekt Alban Shabani”, ka shkruar Shabani.

Shabani më parë ka qenë pjesë e Llapit ku u rrit si lojtar dhe për një vit pjesë e Skënderbeut të Korçës.

Related posts
LajmeSport

Këshilltarja e re e Kurtit paralajmëron themelimin e Zyrës për Luginë

Sport

Ky pritet të jetë pasuesi i Nagelsmann te Bayerni

Sport

Kaos në Itali, katër klube ndryshojnë trajnerët brenda një dite

Sport

Merkato e dimrit nuk ka përfunduar për Prishtinën, paralajmërojnë ardhje të reja në ditët e fundit të afatit