Sport

Ekskluzive: UEFA kërkon dorëheqjen e Ademit, i dërgon letër FFK’së

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka pranuar një letër nga organi më i lartë i futbollit europian UEFA, ku është kërkuar që presidenti i Federatës, Agim Ademi, të japë dorëheqje pas vendimit të gjykatës në lidhje me veprat kriminale dhe joligjore, shkruan Gazeta Metro.

Burime të Metros brenda UEFA, tregojnë se FFK ka pranuar një letër nga ky institucion ku kërkohet dorëheqja e Agim Ademit, pas vendimeve të gjykatave lidhur me dënimet për vepra kriminale dhe joligjore.

FFK ende nuk e ka bërë publike një gjë të tillë, derisa Metro ka dërguar pyetje dhe po pret përgjigje në lidhje me këtë çështje.

Ajo që dihet deri më tani si reaksion i kësaj, është se grupet e interesit brenda FFK’së, janë duke përgatitur kandidaturën e sekretarit Eroll Salihut për zëvendësim të Ademit.

Madje edhe Eroll Salihu në një intervistë televizive e ka pranuar se do të kandidojë për kryetar, derisa dje ka thënë se këtë javë do të zgjidhet kjo çështje.

Kujtojmë se Agim Ademi është dënuar për nëntë muaj burgim efektiv për kërcënim dhe sulm ndaj Dritëro Kadollit, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMW X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.

Dy vite nga dënimi i Agim Ademit duket se UEFA’se i ka humbur durimi. Situata ne FFK ishte toleruar deri me tani me kryetar të dënuar vetëm për faktin se Kosova është federatë e re dhe futbollistët e saj kanë krijuar imazh pozitiv, që në asnjë rast nuk duhet të cenohet nga një kryetar i dënuar për vepër penale.

Postime të ngjajshme
Sport

ZYRTARE: FC Ilyria United transferon futbollistin e Llapit

Sport

Kontestohet privatizimi, “Forca” paralajmëron protesta, Kajtazi nuk dorëzohet

Sport

Nga transferimi i Muriqit te Lazio do të përfitojnë para edhe dy klubet shqiptare

Sport

Musa Selimi për studentin e tij Jetmir Topallin: Ai është shembull se si me punë arrihet shumë