Sport

EKSKLUZIVE: Trepça ’89 transferon sulmuesin e Gjilanit

Klubi Futbollistik “Trepça ’89” ka përfunduar me sukses marrëveshjen me futbollistin Adenis Shala, i cili edicionin e kaluar ishte pjesë e SC Gjilanit, raporton ekskluzivisht Gazeta “Sheshi”.

Futbollisti është marrë vesh me klubin nga “Riza Lushta”, teksa pritet që t’i bashkohet skuadrës gjatë ditëve në vijim.

“Minatorët” kanë kompletuar regjistrimin e futbollistit si një lojtar profesionist dhe pa kontratë.

Tri skuadra evropiane pas futbollsitit të Gjilanit | Gazeta Sheshi
Shala ishte pjesë e Gjilanit në gjashtë muajt e stinorit pranveror, derisa kishte realizuar edhe gol vendimtar në duelin derbi ndaj Dritës.

Palët nuk kishin gjetur gjuhën e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin, derisa 21 vjeçari tashmë do të jetë pjesë e klubit mitrovicas.

Më parë Shala ka luajtur edhe për Flamurtarin, Vëllaznimin, Feronikelin dhe Ferizajn në Superligë, derisa ishte edhe pjesë akademive të Fenerbahçes e Hajdukut të Splitit.

Postime të ngjajshme
Sport

Këto janë fjalët e Cimës së Ballkanit para derbit të së dieles

Sport

Në prag të derbit Drita – Ballkani, dy kapitenët e skuadrave tregojnë atmosferën dhe pritshmëritë

Sport

Kjo është nota e Jetmir Topallit në barazimin e skuadrës së tij kundër kampionit në fuqi

Sport

Malisheva dhe Dukagjini mbyllin sezonin vjeshtor me pikë të barabarta – ja renditja tabelare në Grupin A dhe B të Ligës së Parë