Sport

Ekskluzive: Trajneri i ri ka zbarkuar te Prishtina, nis punën me kampionët në vend të Zekerija Ramadanit

Trajneri boshnjak, Abdulah Ibrakovic, ka zbarkuar sot në Prishtinë ku e ka filluar punën më kampionët aktual te Kosovës.

Në javën e shkuar Prishtina dhe trajneri Zekerija Ramadani kanë ndarë rrugët pas një viti e gjysmë, ku bardhëeklatërit arritën ta fitonin titullin e kampionit.

Në vend të tij te Prishtina do të jetë trajneri boshnjak Abdulah Ibrakovic, i cili sot është prezantuar para lojtarëve në qendrën stërvitore në Milloshevë, shkruan GazetaOlle.

Ai ka mbajtur seancën e parë me ndihmën e Debatik Currit që mbetet në rolin e ndihmësit.

Ibrakovic ka një CV të pasur si trajner, ku së fundmi ka punuar në Austri te skuadra Kapfenberg.

Në karrierën e tij ka drejtuar skuadra si Radniçki Lukavac, Sloboda Tuzla Bratstvo Graçanica, TOSHK Teshanj, Velez Mostar, Çelik Zenica, Hetten.

Prishtina pas javës së 13 ndodhet në pozitën e gjashtë me 17 pikë të grumbulluara, shtatë më pak se lideri Ballkani.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *