
Arsim Thaqi pritet të jetë trajneri më i ri i Malishevës.
Gazeta “Sheshi” ka mësuar ekskluzivisht se trajneri i njohur Arsim Thaqi, do të jetë trajneri më i ri i Malishevës. Ndërsa zyrtarizimi i Thaqit në “Liman Gegaj” është vetëm çështje ditësh.
Pak me parë trajneri Senad Alirifa, ka ndarë rrugët me Malishevën ku me këtë skuadër ka arritur sezon fantastik, duke ndarë vendin e parë dhe të dytin me Dukagjinin me pikë të barabarta.
Ndërsa, pas largimit të Alirifa “Sheshi” ka mësuar nga burimet e sigurta se trajneri më i ri i Malishevës do të jetë Arsim Thaqi.
Thaqi me parë ka qenë trajner i disa skuadrave të Superligës si Prishtinës dhe Trepçës ’89.