Sport

Ekskluzive: Përparim Islami ka arritur marrëveshje me gjigantin e Superligës

Mbrojtësi i njohur kosovar, Përparim Islami është larguar nga klubi i Feronikelit.

Islami i cili ka qenë një nga lojtarët kyç të ekipit në sezonet e kaluara, ka shkëputur kontratën me skuadrën nga Drenasi edhe pse ajo vlente deri në vitin e ardhshëm.

Gazeta Olle ka marrë vesh se Islami ka arritur një marrëveshje në parim me Dritën.

Gjatë qëndrimit në Feronikel, Islami fitoi gjithçka me klubin, duke pasur paraqitje të mira edhe në Evropë.

Padyshim se transferimi i tij te “Intelektualët” do ta forcojë edhe më shumë skuadrën e Ardian Nuhiut, e cila viteve të fundit ka qenë njëra nga skuadrat kryesore në Superligë.

Postime të ngjajshme
Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”

Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Xhaka pritet t’i bashkohet Romës