Sport

EKSKLUZIVE: Orari për shtatë xhirot e radhës në Superligë

Kampionati elitar në futbollin kosovar do të rikthehet këtë vikend me ndeshjet e xhiros së gjashtë.

Dueli ndërmjet Arbërisë dhe Ballkanit hap siparin e kësaj jave, e cila nis të premtën dhe përfundon të dielën.

Mirëpo, siç merr vesh Gazeta “Sheshi” kalendari për ndeshjet e radhës do të jetë tejet i ngjeshur për klubet kosovare, pasi që do të ketë ndeshje çdo të tretën ditë.

Xhiro e shtatë e kampionatit elitar do të vazhdojë menjëherë në mesjavë, teksa faza e parë kampionale prej nëntë xhirosh do të mbyllet para muajit nëntor.

Gazeta “Sheshi” merr vesh gjithashtu se do të vazhdohet menjëherë me ndeshjet e xhiros së 10-të, 11-të dhe 12-të, teksa më pas pritet të shkohet në pushim disa ditë për shkak të ndeshjeve të kombëtareve në Ligën e Kombeve.

Në stinorin vjeshtor do të zhvillohen 18 ndeshje apo ndryshe dy fazat e para kampionale.

Gazeta “Sheshi” ka siguruar ekskluzivisht orarin për shtatë xhirot e radhës:

Orari i ndeshjeve për xhiron e 6-të:

Arbëria – Ballkani (E premte, 16 tetor – 14:00)
Prishtina – Besa (E shtune, 17 tetor – 14:00)
Llapi – Drenica (E shtune, 17 tetor – 14:00)
Trepça ’89 – Feronikeli (E diel, 18 tetor – 14:00)
Drita – Gjilani (E diel, 18 tetor – 13:30)

Orari i ndeshjeve për xhiron e 7-të:

Besa – Llapi (E martë, 20 tetor – 14:00)
Drenica – Arbëria (E martë, 20 tetor – 14:00)
Feronikeli – Prishtina (E mërkurë, 21 tetor – 14:00)
Ballkani – Drita (E mërkurë, 21 tetor – 14:00)
Gjilani – Trepça ’89 (E mërkurë, 21 tetor – 14:00)

Orari i ndeshjeve për xhiron e 8-të:

Drita – Drenica (E shtunë, 24 tetor – 14:00)
Besa – Feronikeli (E shtune, 24 tetor – 14:00)
Llapi – Arbëria (E shtune, 24 tetor – 14:00)
Trepça ’89 – Ballkani (E diel, 25 tetor – 14:00)
Prishtina – Gjilani (E diel, 25 tetor – 13:30)

Orari i ndeshjeve për xhiron e 9-të:

Arbëria – Drita (E martë, 27 tetor – 14:00)
Feronikeli – Llapi (E martë, 27 tetor – 14:00)
Drenica – Trepça ’89 (E mërkurë, 28 tetor – 14:00)
Gjilani – Besa (E mërkurë, 28 tetor – 14:00)
Ballkani – Prishtina (E mërkurë, 28 tetor – 14:00)

Orari i ndeshjeve për xhiron e 10-të:

Arbëria – Trepça ’89 (E shtune, 31 tetor – 14:00)
Gjilani – Feronikeli (E shtune, 31 tetor – 14:00)
Ballkani – Besa (E shtune, 31 tetor – 14:00)
Drenica – Prishtina (E diel, 01 nëntor – 14:00)
Llapi – Drita (E diel, 01 nëntor 13:30)

Orari i ndeshjeve për xhiron e 11-të:

Besa – Drenica (E mërkurë, 04 nëntor – 14:00)
Trepça ’89 – Drita (E mërkurë, 04 nëntor – 14:00)
Prishtina – Arbëria (E mërkurë, 04 nëntor – 14:00)
Feronikeli – Ballkani (E enjte, 05 nëntor – 14:00)
Gjilani – Llapi (E enjte, 05 nëntor – 14:00)

Orari i ndeshjeve për xhiron e 12-të:

Arbëria – Besa (E shtune, 07 nëntor – 14:00)
Ballkani – Gjilani (E diel, 08 nëntor – 14:00)
Llapi – Trepça ’89 (E diel, 08 nëntor – 14:00)
Drita – Prishtina (E diel, 08 nëntor – 13:30)
Drenica – Feronikeli (E hënë 09 nëntor – 14:00)

Postime të ngjajshme
Sport

Vedat Muriqi luajti mbi gjysmë ore në barazimin e Lazios, kështu u vlerësua për paraqitjen e tij

Sport

Barcelona fiton pa probleme ndaj Juventusit, Manchester United e shkelë Leipzigun

Sport

Ismet “Baba” provokon keq Prishtinën

Sport

Liverpooli pyet ndjekësit në “Facebook” për Shaqirin: Sa i mirë ishte ky njeri mbrëmë?