Sport

EKSKLUZIVE: Onix “bombardon” sërish, forcohet me talentin malazez!

Është kohë merkato dhe skuadrat janë duke bërë lëvizjet e tyre për t’u përforcuar në sezonin e ri garues, shkruan Gazetasheshi.com.

Njëra nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar, është edhe ekipi i Ligës së Parë, KF Onix.

Skuadra nga Banja e Pejës, e ka arritur një marrëveshje edhe me një lojtar tjetër të talentuar.

Gazeta “Sheshi”, mëson ekskluzivsht nga burime të sigurta se skuadra pejane ka arritur akord me talentin nga Mali i Zi, Eniks Krijestorac.

22 vjeçari i cili së fundmi ka luajtur për ekipin malazez, FK Berane e cila bën pjesë në Kategorinë e Parë te Malit të Zi, do të jetë përforcimi i radhës i pejanëve.

Ndërsa, sulmuesi i talentuar gjithashtu ka qenë pjesë edhe të gjitha grupmoshave në Përfaqësuesen malazeze.

Futbollisti malazez në kampin pejan pritet të prezantohet gjatë këtyre ditëve.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar