
Nga nesër në Kosovë pritet të ketë masa të reja karshi situatës pandemike në vend.
Paralajmërimin për këtë e kishte dhënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas një takimi që kishte me Bordin Këshilldhënës.
Burime të Indeksonline mësojnë se nesër Kosova do të njoftohet me masat e reja. Indeksonline mëson se do të ketë ndryshim të orarit të qarkullimit.
Poashtu, burime e sigurtë të Indeksonlinë bëjnë të ditur se do të ketë lajme të mira edhe për gastronominë, ku parashihet zgjatja e orarit të punës.
Indeksonline mëson se masat e reja do të rikthejnë funksionimin e tregjeve të kafshëve e makinave.
Zemaj ka paralajmëruar se masat lehtësuese do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët.