Sport

EKSKLUZIVE: Leart Emini pritet që të nënshkruajë me këtë skuadër

Mesfushori i mirënjohur kosovar, Leart Emini, pritet që të bëhet së shpejti me skuadër të re, raporton Zeri.info.

Futbollisti nga Prishtina sipas të gjitha gjasave do të nënshkruajë me skuadrën e Malishevës, ekip që në këtë edicion u promovua në elitën e futbollit kosovar.

Lajmi se Emini do t’i bashkohet Malishevës konfirmohet nga burime të sigurta të “Zeri.info”.

Emini në edicionin e fundit ishte pjesë e Flamurtarit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Mesfushori-sulmues e ka një karrierë shumë të pasur si futbollist derisa ka luajtur në ekipe si: Prishtina, Trepça ’89, Ballkani, FC Llapi, Besa, KF Hajvalia, Hysi e Trepça.

Emini është 28-vjeçar.

Malisheva që drejtohet nga trajneri Arsim Thaqi, në këtë verë i ka transferuar edhe disa futbollistë të tjerë.

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani në bisedime të avancuara me futbollistin e njohur, pritet vetëm edhe firma

Sport

Drita shpërthen ‘bombën’, zyrtarizon transferimin e radhes

Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare