Lajme

Ekskluzive: Ky është i arrestuari që u kap me rreth 5 kg marihuanë në Prishtinë, dyshohet për shitblerje të drogës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një aksion i Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë i zhvilluar gjatë ditës së djeshme në rrugën “Nezir Spanca” në Prishtinë, ka rezultuar me sekuestrimin e rreth 5 kg marihuanë dhe arrestimin e një personi të dyshuar për shitblerje të drogës. I dyshuari është kapur në shtëpinë e tij në orët e pasdites, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari është Skender Redenica, 32-vjeçar, në shtëpinë e të cilit është kryer bastisje nga njësia e Antidrogës, nën dyshimin se posedonte substanca narkotike.

Me rastin e kontrollit policor, të riut i janë gjetur 8 paketime dhe disa kavanozë qelqi me narkotikë, të llojit marihuanë. Përveç drogës, zyrtarët policorë kanë sekuestruar edhe disa peshore për matjen e drogës dhe një armë.

Pas përfundimit të aksionit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij dhe inicimin e rastit për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat