Sport

EKSKLUZIVE: Klubi sllovak shpreh interesim për talentin e Feronikelit

Superliga e Kosovës në futboll shpeshherë ka ditur të prodhojë talentë që kanë shpërthyer në ligat evropiane.

Njëri nga ta i cili pritet të shpërthej shumë shpejt është sulmuesi i Feronikelit, Sokol Kiqina.

Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht se futbollisti ka pranuar oferta të shumta, por deri më tani më seriozja është nga klubi sllovak, FK Pohronie.

 

19-vjeçari gjithashtu oferta ka marrë edhe nga disa klube tjera evropiane si Finlanda, Sllovenia, Greqia dhe Shqipëria.

Kujtojmë që në janar të vitit 2021, futbollisti kishte nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën nga Drenasi.

Postime të ngjajshme
Sport

Mikrobiologu Lul Raka: Kur klubet tona të fillojnë garat në Evropë, le të lejohen shikuesit në një përqindje

Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur