Sport

EKSKLUZIVE: Klodian Duro i suspendon gjashtë futbollistë, ata po stërviten të vetmuar nga pjesa tjetër e skuadrës

Klubi nga Drenasi, Feronikeli po përballet me zhvillime dramatike pas ardhjes së trajnerit nga Shqipëria, Klodian Duro, shkruan Zeri.info.

Duro së fundmi i ka suspenduar gjashtë futbollistë, disa prej të cilëve në të kaluarën kanë qenë pjesë e skuadrës bazë.

Ndër të suspenduarit është edhe ish-futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, mbrojtësi Alban Pnishi.

Lajmi për “Zeri.info” konfirmohet nga burime të sigurta brenda klubit “verdhezi”.

Krahas Pnishit, janë suspenduar edhe Viktor Kuka, Argjend Bardhi, Ard Qorri, Santos dhe Ozbej Kuhar.

“Zeri.info” mëson se Duro u ka thënë këtyre futbollistëve se nuk llogaritë më shërbimet e tyre.

Ata kanë kontrata ma klubin derisa po stërviten veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës, duke filluar nga ora 11:00 kurse ekipi i parë stërvitet në 14:30.

Një nga lojtarët tashmë janë takuar edhe me zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës për të pyetur rreth kontratave të tyre.

Feronikeli pas xhiros së 12-të në Superligës, ndodhet në pozitën e tetë me 12 pikë të grumbulluara.

Ndeshjen e radhës, ky ekip e zhvillon në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas ndaj Arbërisë së Dobrajës, të shtunën që vjen.

Postime të ngjajshme
Sport

Lushtaku reagon pas rezultateve të fundit të Drenicës

Sport

Stadiumi kosovar e merr emrin e dëshmorit të luftës së fundit në Kosovë

Sport

Holanda – Kosova, formacionet zyrtare

Sport

Genc Nuza e ndanë drejtësinë në këtë super ndeshje