Sport

EKSKLUZIVE: KF Arbëria përjashtohet nga garat

Juniorët e klubit të Arbërisë janë përjashtuar nga garat për edicionin 2020/21, shkruan Zeri.info.

Ky vendim është marrur sot nga Komisioni i Garave i Ligës së Dytë, Juniorëve dhe Kadetëve të Superligës.

Nga kjo mbledhje është konstatuar se KF Arbëria nuk ka zhvilluar tri ndeshje zyrtare në kuadër të Ligës së Parë të juniorëve (Grupi A).

Me këtë rast, Komisioni i Garave unanimisht mori vendim që KF Arbëria të përjashtohet nga garat, bazuar në nenin 60-të të rregullorës së garave. “Zeri” ka siguruar edhe dokumentin.

Në arsyetim thuhet se KF Arbëria nuk ka udhëtuar në ndeshjen e xhiros së 11-të kundër Dukagjinit, e njëjta në xhiron e 12-të si nikoqir nuk ka organizuar fare ndeshjen, teksa as në xhiron e 13-të nuk ka udhëtuar për t’u takuar me Vjosën.

Tani, KF Arbëria ka të drejtë ankese në shkallën e dytë sipas akteve normative të FFK-së.

Postime të ngjajshme
Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur

Sport

Zbulohet cili do të jetë transferimi i parë i Barcelonës