
Ndeshjet e Kupës së Kosovës mund t’i shikojmë edhe përmes televizionit.
Edhe pse nuk kishte njoftim zyrtar nga FFK e as nga kompanitë përkatëse që bëjnë transmetimin e ndeshjeve të futbollit në Kosovë, Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se ndeshjet e rrethit të 1/8-ave të Kupës së Kosovës do të transmetohen në platformën ArtMotion.
Takimet e këtij rrethi garash luhen javën që vjen, saktësisht në datat nëntë dhe dhjetë shkurt.
Ndeshjet kryesore të këtij raundi do jenë Llapi – Ballkani dhe Prishtina – Drita, por hiq më mbrapa nuk mbetet as dueli mes Arbërisë dhe Feronikelit.